Spanja fitoi minimalisht 1-0 ndaj Shqipërisë. Me këtë fitore Spanja e mbylli grupin me pike të plota, ndërsa kombëtarja jonë e përdundoi aventurën në vendin e 4-të, me vetëm 1 pikë.
Në përfundim të ndeshjes, foli edhe mesfushori I “La Roja-s”, Mike Merino.

“U ndeshëm me një skuadër shumë të mirë që luajti shumë mirë ndaj Italisë e Kroacisë. E dinim që do të ishte e vështirë, por ne dhamë më të mirën. Duhet të jemi të lumtur pasi fituam 3 nga 3 ndeshje dhe do vazhdojmë përpara.
Titulli? Ky është mentaliteti, duam trofeun. Por, duhet të mposhtim skuadra shumë të mira. Do të japim më të mirën pasi kemi besim tek aftësitë tona. Grupi është forca jonë dhe kështu duam të fitojmë Europianin”, tha Merino.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: