Disfata kundër Turqisë ishte thjeshtë një hap fals, një mbrëmje jo për kampionët e Botës të cilët rikthehen të rimarrin kreun e grupit H pas një “pokeri” golash kundër modestëve të Andorra. Deschamps kishte luksin të provonte disa elementë të rinjë por ai që i zgjidh gjithnjë “hallet” është Mbappe, me një aksion personal dhe me një finalizim klasi.

Mbappe
Mbappe

Për yllin e PSG, ky gol do të kujtohet gjatë pasi ishte i 100 në karrierë, e të mendosh që është akoma 20 vjeç, një rekord personal nga Mbappe duke lënë shumë pas dy lojtarët më të mirë në botë, Messi e Ronaldo që këtë shifër e kapën në moshën 22-vjeçare.

Në një ndeshje të luajtur vetëm në një drejtim, “gjelat” gjetën dhe golin e dytë në minutën e 30-të me Ben Yedder ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë Thauvin realizoi një gol fantastik duke kompletuar “tripletën” franceze. Pjesa e dytë nuk kishte shumë histori me Zouma që sigloi shifrat përfundimtare ne 4-0 në minutën e 60-të.

Pas tre fitoreve radhazi, Turqia bie në Islandë, me ishullorët që siguruan një tre pikësh që e bën dhe më të bukur situatën në grupin H. Sigurdsson me një dopjetë personale brenda 32 minutave ishte njeriu i ndeshjes për islandezët. Goli i Tokoz në fundin e pjesës së parë rihapi takimin por vetëm kaq pasi nuk arritën të dilnim me pikë nga kjo transfertë.

Pas 4 ndeshjeve, Franca, Islanda dhe Turqia e shohin vetën me pikë të barabarta, 9-të, ku diferencën e vetme e bën golavarazhi. Në vendin e 4-ët më 6-të pikë renditet Shqipëria e ndjekur nga Moldavia dhe Andorra.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb