Shqipëria gjendet në një situatë kritike jo vetëm në aspektin psikologjik por dhe në shifra. Tabloja e grupit H përpara sfidës kundër Islandës nuk është aspak e favorshme teksa ekipi kuqezi sheh 3 ekipet e kreut, Francën, Turqinë dhe Islandën, 6 pikë larg pas 5 ndeshjeve të para. Dukshëm 3 ekipet kanë diçka më shumë se sa Shqipëria jo vetëm në shifra, 3 ekipe që aktualisht ndodhen në kuotën e 12 pikëve dhe që pritet të diskutojnë deri në fund për 2 bileta në “Euro2020”, të paktën ky është konfigurimi në këto momente.

Grupi H
Grupi H

Kampionët e Botës pas Shqipërisë presin Andorrën, ekipin e vetëm me zero pikë në grup. 3 pikët e radhës ne letër janë të prenotuar prej kohësh nga “gjelat” e Deschamps. Turqia vuajti jo pak në sfidën e fundit kundër Andorrës teksa golin 3-pikësh e shënuan vetën në fundin e ndeshjes, këtë të martë udhëtojnë në transfertë përballë Moldavisë. Shqipëria shpreson në një kombinim me shumë fat sot në mbrëmje. Një dhuratë nga Moldavia do të ishte mëse e mirëpritur por çdo diskutim do të bëj nuk nëse nul fitojmë përballë Islandës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb