Fitorja përballë Islandës ishte jetike për fatin e Shqipërisë në Grupin H, pa atë fitore çdo diskutim tani nuk do të kishte vlerë. Po aq e rëndësishme është shndërruar tashmë transferta sot përballë Turqisë. Situata ku ndodhet Shqipëria por dhe ajo që ka prodhuar grupi H pas 6-të ndeshjeve e bën këtë transfertë shumë përcaktuese. Turqia kryeson grupin në kuotën e 15-të pikëve po aq sa dhe Franca, dy ekipe që për momentin kanë diçka më shumë se të gjithë, jo vetëm për sa i përket pikëve. Në vendin e 3-të renditet Islanda me 12-të pikë e ndjekur nga Shqipëria me 3 pikë më pak.

Grupi H
Grupi H

Grupi H pritet të marrë formë të plotë pas 2 ndeshjeve të radhës. Turqia pret Shqipërinë këtë të premte ndërsa 3 ditë më pas udhëton në Francë për t’u përballur me kampionët e botës. Shqipëria shpreson jo vetëm të dalë e pamposhtur nga Stambolli por shpreson shumë që Franca e Deschamps të tregoi egon e tyre në dy sfidat e radhës kundër Islandës dhe Turqisë.

“Gjelat” mund ti japin një bonus të madh ekipit të Edy Rejas nëse fitojnë dy sfidat e radhës, por më shumë se sa për ti bërë ndër Shqipërisë, për Francën është një mundësi e madhe të marr e vetme kreun e Grupit H. Trajneri Deschamps nuk do të ketë në dispozicion për këtë takim Kylian Mbappe, stafi mjekësor ka vendosur në orët e fundit të mos rrezikojnë me aktivizimin e talentit më të mirë në botë. Vijon të mos jetë në dispozicion Pogba, për shkak të një problemi në kavilje, ndërsa ka mbyllur sezonin kapiteni Hugo Loris. Lajmi pozitiv është rikthimi i mesfushorit Ngolo Kante dhe mbrojtësi Lucas Hernandez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb