Grupi Houthi në Jemen është zotuar se do ta bëjë SHBA-në që “të paguajë çmimin” për sulmin që Washingtoni kreu mbi bunkerët e tij të enjten, duke përdorur bombarduesit B-2 për herë të parë kundër tij.
“Amerika do të paguajë çmimin për agresionon në Jemen, dhe ashtu siç kemi thënë më parë, agresioni i saj nuk do ta dekurajojë Jemenin së ofruari mbështetje për Gazën”, ka deklaruar në X Nasruddin Amer, kreu i zyrës për media i Houthis, raporton CNN.
Grupi i mbështetur nga Irani ka sulmuar për muaj të tërë anijet në Detin e Kuq, një nga ujërat më të ngarkuar në botë, për të cilat ai ka thënë se po bëhen si përgjigje ndaj luftës së Izraelit në Gaza.
Hamasi, Hezbollahu dhe Houthis janë të gjitha grupe të një aleance të drejtuar nga Irani në Gaza, Siri, Jemen dhe Irak, të cilat kanë sulmuar Izraelin dhe aleatët e saj që kur ka nisur lufta në Gaza. Ato deklarojnë se nuk do të ndalen së sulmuari këtë shtet, pa u arritur një marrëveshje armëpushimi në enklavën palestineze.