Një dërgesë prej 350,000 dozash vaksine kundër poliomielitit mbërriti në Rripin e Gazës, tha ministri palestinez i Shëndetësisë Majed Abu Ramadan.

Kjo është grupi i dytë i vaksinave, të cilat po ruhen në një magazinë të dedikuar për një fushatë vaksinimi të koordinuar me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF). Një total prej afro 1.6 milionë doza pritet të mbërrijnë, të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë fëmijët nga lindja deri në moshën 10-vjeçare me dy doza secila.

Që nga e diela, ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinë (UNRWA) dhe Unicef, kanë kryer fushatën e vaksinimit në Deir al-Balah, Gaza qendrore.

Fushata do të shtrihet në Khan Younis, qytetin e Gazës dhe zonat veriore.

Abu Ramadan gjithashtu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave që të bëjnë presion ndaj Izraelit për të ndalur “agresionin” dhe për të lejuar personelin shëndetësor të punojë në Gaza.

Sipas Ministrisë, deri më tani, më shumë se 158,000 fëmijë janë vaksinuar.

UNRWA ka thënë se vaksina e poliomielitit është shumë e sigurt, ku shumica e fëmijëve nuk kanë asnjë efekt anësor.

“Nuk ka trajtim për poliomielitin, por marrja e vaksinës është e vetmja zgjidhje efektive për parandalimin e saj”, tha UNRWA në një postim në platformën sociale X, duke u kërkuar banorëve të Gazës që të imunizojnë fëmijët e tyre.

Fushata e vaksinimit, e cila filloi më 1 shtator, do të vazhdojë deri më 12 shtator. Kjo pason rastin e parë të regjistruar të poliovirusit në Gaza në 25 vjet, të raportuar në Deir al-Balah në gusht, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë se fushata për të vaksinuar 640,000 fëmijë në Gaza kundër poliomielitit kishte qenë deri më tani më e suksesshme sesa pritej, pasi familjet u dyndën për të marrë trajtimin.

Ekipet e punonjësve shëndetësorë dorëzuan vaksinën orale me dy pika te 161,030 fëmijë në dy ditët e para të operacionit gati 10-ditor, duke tejkaluar objektivin e organizatës prej 150,000 për fazën e parë të fushatës në Gazën qendrore.

“Po shkon mirë,” u tha gazetarëve Rik Peeperkorn, përfaqësuesi i organizatës për territoret palestineze me anë të një lidhjeje video nga Gaza, duke përshkruar një atmosferë “pothuajse festive” ndërsa familjet shkonin në vendet e caktuara për të vaksinuar fëmijët e tyre.

9a41c9ce05db30243f241c51aa92086666d7dbb42df4d

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb