Një grup militant kurd ka thënë se është përgjegjës për sulmin mbi ndërtesën e kompanisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, TUSAS, afër Ankarasë, ku u vranë pesë persona.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka thënë se ka shënjestruar Industrinë turke të Hapësirës Ajrore për shkak se armët që prodhon kanë vrarë “mijëra kurdë”, raportoi BBC.
Në një deklaratë, grupi ka shtuar se sulmi ka qenë i planifikuar për një kohë të gjatë dhe se nuk ka të bëjë “asgjë me agjendën politike që debatohet në Turqi muajin e fundit”.
Qeveria turke pati thënë se PKK-ja është e përfshirë në këtë sulm, duke i identifikuar sulmuesit si pjesëtarë të saj.