Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka nisur mbledhje me një minutë heshtje në nderim të ish-kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Arben Tafaj.

Kreu i PD, Sali Berisha nderoi figurën e Tafajit, duke e quajtur një qytetar shembullor, një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës, i vlerave tradicionale të këtij qyteti të bekuar.

“Arben Tafaj ishte një qytetar shembullor, një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës, i vlerave tradicionale të këtij qyteti të bekuar.
Një drejtues i një shoqate shumë të nderuar, shoqata e Tiranës, një qeveritar vendor që për shumë vite drejtoi njërën nga minibashkitë e Tiranës dhe së fundmi përfaqësoi PD me dinjitet të veçantë në Këshillin Bashkiak.
Të nderojmë veprën, kujtimin e një miku, e një bashkëpunëtori që u nda tragjikisht dhe para kohe nga jeta”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb