Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24, deputeti demokrat Dashnor Sula, ka folur për vizitën e fundit të Grupit Parlamentar të PD në Strasburg.

Sula theksoi rëndësinë e kësaj vizite për të informuar europarlamentarët mbi situatën politike në Shqipëri.

Gjatë takimeve me përfaqësuesit e BE-së, Sula shpjegoi se grupi parlamentar shpjegoi vendimet e gjykatave, duke theksuar se europarlamentarët kishin vështirësi në kuptimin e situatës, veçanërisht në lidhje me moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. “I informuam ata për zyrtarët e lartë që kanë përdorur platformat SKY ECC dhe Encrochat, një informacion që u mungonte,” deklaroi ai.

Sula gjithashtu nënvizoi se ndërkombëtarët janë të kujdesshëm në reagimin e tyre dhe mbajnë shënime për situatën, por deri tani kanë marrë informacion kryesisht nga mazhoranca, duke lënë anash opozitën. Ai shprehu shpresën se informacioni i ofruar do të ndihmojë në krijimin e një panorame më të qartë të situatës politike në Shqipëri.

“Në takimet me europarlamentarët shpjeguam vendimet e gjykatave dhe ata nuk e perceptonin dot se si vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk ishin zbatuar. I kemi informuar se ka zyrtarë të lartë që kanë përdorur platformat SKY ECC dhe Encrochat. Ky informacion i mungonte atyre. Ndërkombëtarët mbajnë shënime dhe nuk reagojnë në momentin e parë. E vërteta është se ata nuk kanë pasur informacion nga opozita, por vetëm nga mazhoranca”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb