TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur në mbledhjen e grupit të PS, letrën e presidentit Ilir Meta lidhur me mos dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm me pretendimin se nuk ka krijuar bindjen e  plotë për t’i dhënë besimin.

Burime nga takimi bëjnë me dije për “BalkanWeb” se Rama është shprehur para deputeteve se mosdekretimi i Lleshit nga Meta është në shkelje të Kushtetutës.

“Mosdekretimi i Lleshit është në shkelje te Kushtetutës. Nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe ne do gjejmë mënyra të tjera. Nuk ka asnjë lloj mëdyshje për mbështetjen e Lleshit, i cili ka Top cosmic- certifikata më e lartë e sigurisë nga NATO. Nesër do nisim t’i krijojmë bindjen Presidentit të Republikës”- mësohet të ketë thënë Rama në grupin e PS.

Kujtojmë se në mbledhjen e grupit të PS, Rama ka njoftuar se gjeneral Sandër Lleshi do të emërohet në postin e zv/ministrit të brendshëm, por do të gëzojë kompetencat e ministrit.

Parlamenti pritet të mblidhet ditën e martë në një seancë të jashtëzakonshme në orën 10:00, për të votuar dekretin e presidentit Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafaj, pas dorëheqjes së tij si ministër i Brendshëm.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb