Para takimit ndaj Tiranës, tekniku i Egnatias, Edlir Tetova u shpreh se ekipi i tij do tentojë vetëm suksesin në këtë ndeshje. Tetova, pranoi gjithashtu, se ndaj bardhebluve ka mjaft mungesa.

“Koha e shkurtër janë luajtur shumë ndeshje. Dëmtimet janë po ato, Malotam Ndreca dhe Aleksi, i shtohet edhe Dylis për shkak të kartonëve. Kështu për ditën e nesërme janë katër mungesa”.

“Tirana është në një moment të vështirë në këto momente, por fokusi im është te skuadra ime, te ajo se çfarë duhet të bëjmë në fushën e lojës”.

“Grupin nuk e kemi të plotë akoma, rikuperimet shpresoj të jenë në kohë. Do jenë një shtysë shumë e madhe për kreun për të avancuar si mbrojtës të trofeut në Final 4”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb