Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Itali, me protagoniste një grua shqiptare.


Mediet fqinje raportojnë se një 60-vjeçare me origjinë shqiptare ka grabitur në një qendër tregtare sende me vlerë dhjetëra euro, por nuk është mjaftuar me kaq.


Ajo ka dhunuar me grushte e shkelma dy punonjës, të cilët e kishin ndjekur, pasi kishin vënë re diçka të dyshimtë në kamerat e sigurisë.


Punonjësit kanë marrë lëndime, duke u dërguar në spital, ndërsa gruaja shqiptare është arrestuar nga policia italiane. Ajo aktualisht është nën arrest shtëpiak në pritje të seancës gjyqësore.

(d.ç./BalkanWeb)