Grushtet me Franko Lerdën i kanë kushtuar shumë zëvendës trajnerit Dritan Mehmetit. Në kushtet ku drejtuesit e Partizanit duhet të zgjidhnin ndërmjet tij dhe teknikut italian kanë zgjedhur këtë të fundit, kjo për shumë arsye. Të shkarkonin trajnerin e parë në këtë pikë të sezonit, ku ndodhen në krye, kur gjithçka është projektuar dhe gatuar nga vetë italiani, kosto e madhe e prishjes së kontratës, e bënim të pamundur një vendim të tillë.

Mehmetijpg
Mehmetijpg

I sakrifikuari është pikërisht zëvendësi, Dritan Mehemi, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit stërvitore, duke e bërë “de fakto” zgjedhjen e drejtuesve. Burime të sigurta pranë klubit të kuq bëjnë me dije për BalkanWeb, se Mehmeti do të përballet me një gjobë të majme, më e madhja e vendosur ndonjë herë nga kryeqytetasit, ndërsa shkarkimi i tij është thjeshtë çështje juridike. Dyshja Lerda-Mehmeti nuk kanë pasur kurrë një kimi ndërmjet tyre, përplasjet kanë qenë të vazhdueshme duke kulmuar me një konflikt fizik pas sfidës kundër Kukësit, një situata e papranueshme nga drejtuesit që vetëm sa rëndon ambientin në shtëpinë e kuqe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb