PORTO PALERMO

Një ngjarje e rënda ka ndodhur pak çaste më parë në Porto Palermo të Himarës. Gazetarja e “BalkanWeb”, Shpresa Dine raporton se 5 turistë spanjollë, të cilët kishin ardhur me Jaht nga Saranda janë goditur me grushte nga pronarët e një lokali. Mësohet se fillimisht turistët kanë hyrë në ambientet e këtij lokali, por nuk kanë pëlqyer shërbimin e ofruar dhe më pas janë ngritur për t’u larguar.

Ky moment ka bërë që  pronarët e lokalit të ndjekin nga pas furgonin e turistëve, ndërsa kanë goditur fizikisht drejtuesin e mjetit së bashku me 5 turistët spanjollë.


Në konflikt e sipër, pronarët e lokalit kanë nxjerrë edhe armët e ftohta për të goditur turistët si dhe kanë thyer xhamin e furgonit, i cili po i shoqëronte ato.


Brenda furgonit ndodheshin 7 persona, prej të cilëve  5 spanjollë, shoferi dhe shoqëruesi i turistëve. Aktualisht forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH janë vënë ne ndjekje të autorëve dhe po punohet për kapjen e tyre.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb