PRISHTINE- Dy zyrtarë të lartë në ministrinë e Jashtme të Kosovës janë përleshur me grushta brenda ambienteve të ministrisë. Siç raporton Koha.net sherri mes sekretarit Fitim Sadiku dhe një tjetër zyrtari, Vlorat Gashi ka ndodhur në ambientet e ministrisë, ndërsa të dy kanë pasur lëndime.

Lajmin për incidentin mes tyre e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, e cila konfirmon se ka përleshje fizike për “arsye banale”.

“Po, ka ndodhur një situatë e pakëndshme. Ka qenë moment dobësie jashtë çfarëdo kodi etik të sjelljes. Mbetet një rast i izoluar dhe do të merren masa konform rregullave e ligjeve në fuqi. Komisioni Disiplinor do të mblidhet dhe pezullojë të dy zyrtarët”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm, Albert Prenkaj.

Sakaq, policia e Kosovës i ka shoqëruar dhe marrë në pyetje.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: