PRISHTINE-Autokton është një loje tjetër e re për smartphone, e frymëzuar nga ngjarja qe ndodhi në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Shqiperi – Serbi.

Studentet e shkencave kompjuterike në Kosovë Asdren Gecaj dhe Robert Berisha kanë realizuar një loje mjaft atraktive, ku fillimisht përdoruesit e sistemit androidit mund të argëtohen me një nga momentet kryesore që karakterizoi atë ndeshje të futbollit, grushti i Kapitenit Cana.

Grushti i Lorik Cana drejt një huligani serb që hyri në fushë me karrige duke goditur futbollistët shqiptarë tanimë është kthyer në një lojë për telefonat inteligjentë.

Loja deri tani ka arritur deri në 10000 shkarkime, ndërkaq studentët e informatikës janë duke punuar që lojën ta sjellin dhe për përdoruesit e iOS të iPhone-ve.
Linku per shkarkimin e Lojes mund ta gjeni këtu: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.roberisha.autokton.android

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb