Ushtria e Zimbabves që mori me forcë pushtetin ka arrestuar diktatorin famëkeq, presidentin Robert Mugabe. Mësohet se ai mbahet në arrest shtëpie në kryeqytetin Harare. Lajmi u bë i ditur nga Jacob Zuma, Presidenti i Afrikës së Jugut.

Sipas BBC-së, Zuma kishte biseduar në telefon me liderin e arrestuar, për t’u siguruar që është shëndoshë e mirë.

Sakaq mësohet se kryeqyteti po kontrollohet nga trupat e ushtrisë që pas momentit kur morën nën kontroll televizionin shtetëror.
465E047C00000578-0-image-m-3_1510733603504

466093DF00000578-5084267-image-m-13_1510751535196

4660945900000578-5084267-image-m-12_1510751526171

465DF22B00000578-0-image-a-1_1510733592964

ushtria47
“Ne po i drejtohemi vetëm kriminelëve që po shkaktojnë vuajtje sociale dhe ekonomike në vend. Sapo të kemi përmbushur misionin tonë, ne presim që situata të kthehet në normalitet”, thekson në një njoftim ushtria.

Ky veprim mund të jetë një përpjekje për të zëvendësuar Mugabe me zëvendëspresidentin e shkarkuar, Emmerson Mnangagwa, thonë korrespondentët e BBC-së.

Shkarkimi i Mnangagwa javën e kaluar parashikonte gruan e Mugabe, Grace, si pasardhësen e mundshme të presidentit.

Armë zjarri dhe artileritë e rënda kanë pushtuar pjesën veriore të vendit duke filluar që nga dita e djeshme.

Mugabe, 93 vjeç, ka dominuar skenën politike të vendit të varfër qëkur fitoi pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980.

Ushtria mori kontrollin e godinave kryesore në vend dhe shpërndau një mesazh përmes televizionit. Ky është një zhgënjim i madh për gruan e Mugabes, pasi 52-vjeçarja ishte planifikuar që të zëvendësonte bashkëshortin 93-vjeçar në krye të vendit.

SHBA dhe Anglia kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të qëndrojnë brenda, ndërsa rrugët e vendit po patrullohen nga makina të blinduara ushtarake.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb