Misionet e konsullates amerikane në Turqi do të rifillojnë plotësisht shërbimet e vizave pas një ndërprerje të shkaktuar nga arrestimi i një punonjësi të konsullatës në tetor.

Sipas një deklarate të ambasadës amerikane ne Ankara, që nga muaji tetor e deri më tani, autoritetet turke nuk kanë filluar ndonjë hetim të ri për punonjësit vendas në misionet diplomatike amerikane në Turqi.

“Turqia ka ofruar siguri të lartë për SHBA-në dhe për këtë Departamenti i Shtetit beson se situata e sigurisë është përmirësuar mjaftueshëm për të mundësuar rifillimin e plotë të shpërndarjes së vizave në Turqi’ thuhet në deklaratën e ambasadës.

Siç theksohet nga ambasada, autoritetet turke kanë respektuar garantimin e dhënë në nivel të lartë se nuk do të arrestojnë punonjës vendas të konsullatave amerikane në Turqi. Selia diplomatike e Turqisë në Uashington gjithashtu njoftoi se ka hequr kufizimet ndaj vizave për shtetasit amerikanë.

Kriza e vizave mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara nisi në fillim të muajit tetor kur ambasada amerikane në Ankara njoftoi pezullimin e shërbimeve të vizave për shtetasit turq, pas arrestimit të një zyrtari turk në konsullatën amerikane në Stamboll, i dyshuar për lidhje me organizatën e klerikut islamik Fethullah Gulen.

(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: