Pep Guardiola në një intervistë të fundit ka bërë me ‘zemër’ tifozët e Manchester City, pasi në të ardhmen e afërt spanjolli pretendon të drejtojë një kombëtare.

Numri 1 i ‘citiznes’ i cili arriti këtë sezon ta shpallë ekipin kampion në “Premier League” deklaron se i pëlqen të fitojë Botërorin.

“Edhe vitin e ardhshme do të jem te Manchester City, më pas një ofertë edhe mund të ndryshonte mendjen pasi dua të jem në një Botëror ose Europian”.

Por nëse shumë skuadra kombëtare me këtë deklaratë të Guardiolës do të fërkojnë duart një intervistë tjetër e tij në 2017 do t’i ulë optimizmin. Në tetor të 2017 Pep është shprehur:

“Gjithmonë kam besuar që njerëzit që janë nga Anglia duhet të drejtojnë ekipin kombëtar anglez, si dhe gjithashtu ata që janë nga Brazili duhet të drejtojnë kombëtaren braziliane. Nuk ka pse të duhen të huaj.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: