Situata e Isco-s në Real Madrid vazhdon të monitorohet nga afër nga Pep Guardiola. David Silva ka njoftuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Manchester dhe si i tillë, Guardiola është edhe më i prirur për të sjellë Iscon si pasardhësin e tij. Ardhja e Eden Hazard në Madrid e komplikon situatën e tij dhe nuk duket sikur Zinedine Zidane ka ndonjë vend në ekipin e tij për Nr.22, të paktën në formacionin kryesor.

Por Real Madrid ka nevojë për para këtë verë. Me blerjet që tashmë kanë tejkaluar 300 milionë euro dhe ka gjasa të rriten më tej, Los Blancos e dinë se ata duhet të fitojnë nga shitjet e lojtarëve për të balancuar financat e klubit.  City, nga ana tjetër, ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje të madhe këtë verë. Nënshkrimi i vetëm i kampionëve të Premier League ka qenë Zack Steffan, i cili mbërriti për 8 milionë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb