Pep Guardiola e vlerëson në maksimum Liverpulin, rivalin e madh të viteve të fundit në Premier Ligë, me të cilin do të përballet këtë të diel me synimin për të ngushtuar diferencën prej gjashtë pikësh që kampionët kanë me kryesuesit e kampionatit. Në konferencën tradicionale për shtyp, spanjolli saktëson se në portë nuk do të jetë Ederson dhe se titulli nuk mund të përcaktohet që në nëntor.

“Për mua, si trajner, Liverpuli i vitit të shkuar ka qenë rivali më i mirë me të cilin jam përballur në karrierë. Në këtë moment Klop ka një nga skuadrat më të forta në botë, por ne do të provojmë që t’u imponojmë lojën tonë. Në portë nuk do të jetë Ederdon, por Klaudio Bravo dhe fatmirësisht për ne, ai është një portier i shkëlqyer. Sa i takon titullit, asnjëherë nuk mund të thuash në nëntor se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Eksperienca ime më bën të them se do të luftojmë deri në fund”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb