Manchester City nuk ia doli të kualifikohej për në fazën gjysmëfinalëe të Ligës së Kampioneve edhe pse fitoi ndaj Tottenhamit me rezultatin 4-3 por ishte humbja e parë 0-1 ajo që i penalizoi ‘“Qytetarët”.

Skuadra e Mauricio Pochettinos kaloi për shkak të golave në fushën kundërshtare.
Pep Guardiola, trajner i Manchester Cityt, është shprehur i zhgënjyer pas eleminimit nga Liga e Kampioneve në një kohë që kualifikimi ishte aq pranë.

“ Ishim shumë afër kalimit në fazën tjetëre. Është keq që s’kaluam, por duhet ta pranojmë. Ishte ndeshje e mirë. Ishte 3 me 2 pas vetëm 20 minutash lojë dhe në pjesën e dytë bëmë gjithçka që mundëm. Gabimet në ndeshje të tilla të ndëshkojnë shumë.”

“Kemi humbur një penalti në ndeshjen e parë, e krijuam shumë raste kundër një ekipi të vështirë, bëmë gabime në dy golat e parë sonte. Provuam deri në fund. Ajo që bëmë në këto dy sezone është e mrekullueshme”, u shpreh Guardiola.

Barcelona Liverpool, Tottenham dhe Ajax janë katër ekipet gjusmëfinaliste të këtij edicioni. Barcelona do të ndeshet me Liverpoolin ndërsa Tottenham me Ajaxin.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb