Pep Guardiola ka paralajmëruar Benjamin Mendy pasi mbrojtësi francez u paraqit me vonesë për trajtimin në lidhje me dëmtimin e tij në këmbë, çka po e mban atë jashtë skuadrës së Manchester City. Mendy është lënë jashtë skuadrës së City për katër ndeshjet e ardhshme me përshkrimin mjekësor të cilësuar “lëndim të shputës së këmbës”. Por, mbrojtësi i majtë publikoi në rrjetet sociale një foto të tijën të shtunën vonë në mbrëmje teksa ndiqte eventin e boksierit Anthony Joshua në “Wembley”. Diçka që ka shtuar edhe më shumë tërbimin e trajnerit Guardiola, për vonesën e Mendy për seancën e të dielës. Mbrojtësi francez ka luajtur vetëm 13 ndeshje që nga transferimi i tij te “Qytetarët”, nga Monaco, vitin e kaluar

“Futbollistët duhet të jenë këtu, dhe ai e di këtë gjë. Unë fola me atë. Ai ishte i dëmtuar gjashtë apo shtatë muaj gjatë sezonit të kaluar. Tani është dëmtuar sërish. Po trajtohet çdo ditë. Unë nuk jam një terapist. Ai u paraqit vonë, kjo ndodh ndonjëherë, kohët e fundit shumë lojtarë kanë ardhur vonë për shkak të trafikut. Manchester është nën rikonstruksion, futbollistët vijnë me vonesë. U duhet të dërgojnë fëmijët në shkolla. Unë e pres atë në formë sapo të jetë rikuperuar. Tani është i dëmtuar, ai nuk është problem me gjendjen fizike. Ai është i dëmtuar dhe kur të jetë “ok”, do të rikthehet dhe kur të vendosë të luajë, ai do të luajë”, deklaroi Guardiola.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb