Pep Guardiola, trajneri i Manchester City-t, që nga koha kur skuadra e tij u përballë në “Champions” me Napolin ka mbetur i mahnitur nga loja e italianëve, që vinte si meritë e Mauricio Sarri-t.

Gjithsesi italiani nuk do të jetë më trajner i Napolit, pasi De Laurentiis zgjodhi Ancelotti-n për sezonin e ri. Kjo nuk e ka bërë Guardiolën të ndryshojë opinion, madje këtë herë e ka lartësuar akoma edhe më shumë figurën e Sarri-t. Spanjolli ka komentuar edhe zërat që e shohin ish-trajnerin e Napolit të Chelsea sezonin e ardhshëm.

“Ai është një nga më të mirët,”-shprehet Guardiola për RMC Sport.

“Ne i gjykojmë njerëzit për atë çka kanë fituar, por futbolli i luajtur nga Napoli këtë sezon ka qenë jashtë kësaj bote. Ai bëri shumë mirë, të shohësh Napoli të luash është një spektakël. Nëse vjen në Premier League, do të jetë një kënaqësi të përballem me të.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb