ITALI- Pep Guardiola beson se rekordin e Lionel Messit, si golashënuesi më i mirë në historinë e La Ligës, nuk mund ta thyejë asnjë lojtar për 600 vjet.
Me tre golat e shënuar në ndeshjen ndaj Sevillas, Lionel Messi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e La Ligas. Ai ka shënuar plotë 253 gola, duke thyer kështu rekordin e Telmo Zarras që kishte shënuar 251 gola.

Strategu spanjoll, Pep Guardiola beson se rekordin e yllit të Barcelonës nuk mund ta thyejë asnjë lojtar për 600 vitet e ardhshme. “Ju duhet të përgëzoni Messin. Çfarë ka arritur ai është befasuese. Ai ka thyer një rekord që gjithkush mendoi se ishte i pathyeshëm, një shifër që ishte e pakapshme dhe ka qëndruar për 60 vjet. Do të duhen 600 vjet të tjera para se dikush tjetër ta thyej këtë rekord”, ka deklaruar Guardiola.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: