Në Angli, gara për titull duket një histori e mbyllur, me Liverpool që ka një ritëm tjetër nga çdo rival. Arsenal mbetet ekipi i vetëm që mund ta rivalizojë, por dhe “topçinjtë” vijojnë sezonin me ulje ngritje të forta. Suksesi i tyre i fundit 3-1 përballë Brentford e ngushtoi provizorisht në 6 pikë diferencën me të kuqtë, por ekipi i Slot ka dhe një ndeshje më shumë në dispozicion. Më shumë se sa çështja titull, në Angli vijon të bëjë lajm momenti i vështirë që po kalojnë dy ekipet e Mançesterit, City dhe United.
“Qytetarët” e mbyllin vitin me fitore, por situata nuk duket shumë premtuese. Pep Guardiola-s nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të “kryqëzojë gishtat” që Rodri të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas mediave angleze, mesfushori spanjoll pritet të rikthehet më shpejt se sa parashikohej.
Ndërkohë, tek United, gjithçka rrotullohet rreth merkatos. “Djajtë e kuq” pritet të jetë aktivë edhe gjatë janarit, ku prioritet mbetet gjetja e një qendërsulmuesi të ri. Drejtuesit e United shpresojnë që në janar të lirohet nga Marcus Rashford, por sulmuesi anglez ka refuzuar së fundmi një ofertë të ardhur nga Arabia Saudite, pasi objektivi i tij është të luftojë për të siguruar një vend në përfaqësuesen angleze.
Sipas mediave në ishull, United kërkon tani të përdor kartonin e Rashford për të arritur tek Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian ka një klauzolë largimi nga Napoli prej 75 milionë euro, një shifër e madhe të cilën United kërkon ta reduktojë duke i ofruar bluve shërbimet e Rashford. Gjithnjë sipas The Sun, edhe Antonio Conte ka dhënë pëlqimin e tij për transferimin e Rashord, por mbetet që palët, United dhe Napoli, të gjejnë akordin për vënë në jetë një shkëmbim të tillë.
(BalkanWeb)