Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, në një intervistë për Daily Mirror është shprehur se “qytetarëve” i duhen edhe shumë vite për të arritur nivelin e skuadrave të tjera me emër në Europë. Edhe pse janë rival në derbi, Guardiola befasoi kur tha se City është 10 vjet mbrapa rivalëve të Manchester United, pavarësisht se realiteti ky është. Megjithatë trajneri katalanas këmbëngul se kualifikimi i Manchester City-t në Ligën e Kampioneve në çdo sezon në dekadën tjetër është çelësi i këtij klubi për të ngushtuar hendekun që ekziston.

“Ne me këtë fanellë nuk kemi historinë e Barcelona-s, Juventus-it, Bayern Munich-ut apo Manchester United-it. As titujt e tyre. Gjithçka ka të bëjë me të qenit në Europë edhe për dekadën tjetër, duhet të jemi çdo vit në Ligën e Kampioneve. Kjo është më e rëndësishme për këtë klub sesa të fitojë tituj, më besoni. Ne duhet të bindim njerëzit për këtë klub të mrekullueshëm, se është i mirë. Është i mirë. Dhe tifozët gjithashtu. Ata duhet të besojnë se ata janë të mirë, klubi është i mirë, lojtarët janë të mirë”, u shpreh Guardiola.

City ka marrë pjesë në Champions League në gjashtë sezonet e fundit përfshi edhe 2016-2017. Në 1/16-at e këtij kompeticioni “qytetarët” do të përballen me As Monaco-n më 21 shkurt.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb