Fredy Guarin nuk do t’i bashkohet Fenerbahces, ai është i lumtur te Interi – ka thënë agjenti i lojtarit. Mesfushori kolumbian është lidhur me një kalim te gjiganti turk, mirëpo përfaqësuesi i tij thotë se 28-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në Meazza.

“Nuk ka asgjë konkrete me Sarı-Lacivertliler (nofka e Fenerbahces). S’di nëse klubi turk e dëshiron vërtet Fredyn, por ajo që mund të them është se nuk kemi marrë ofertë”.

“Ai ka një kontratë që skadon në vitin 2017 dhe, siç kam thënë, dëshiron të qëndrojë te Interi”, ka thënë agjenti Marcelo Ferreyra për FcInterNews.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: