Një foshnje vetëm 21 ditëshe ka arritur të shërohet nga Ebola. Bebja me emrin Nubia, e shtruar në qendrën Mjekëve pa Kufij në Conakry, e kishte marrë virusin nga nëna e saj, e cila vdiq pasi e solli në jetë. Ajo tashmë është në gjendje të mirë. Foshnja që ka lindur më 27 tetor, ishte shtruar në Qendrën e trajtimeve për Ebolën, të Mjekëve pa Kufij në Conakri.

“Nubia lindi nga një paciente e jona, e cila ndërroi jetë menjëherë- thotë Laurence Sailly, koordinatore e Qendrës së emergjencës në Guine.- Sapo lindi, Nubia rezultoi pozitive në analiza, por iu përgjigj mirë kurave që mori. Jemi të lumtur që rezultoi negative në analizat e fundit, gjendja e saj po përmirësohet, por duke qenë e para e porsalindur që shërohet nga Ebola, do të vazhdojë të marrë trajtime të specializuara para se të kthehet në shtëpi”.

Që nga ky moment fillon numërimi mbrapsht: nëse brenda 42 ditëve nuk do të sinjalizohen raste të tjera, epidemia do të deklarohet zyrtarisht e mbaruar.

“Qeveria dhe komuniteti ka punuar intensivisht sëbashku me ne për të arritur këtë rezultat- thotë sërish Sailly, – por duhet të qëndrojmë vigjilentë për të evidentuar raste të tjera të mundshme, derisa gjithçka që ndërtuam të mos shkatërrohet”.

Ajo që është përballur në këto vite, ka qenë epidemia më e rëndë e Ebolës në histori. Sipas të dhënave të fundit, janë regjistruar 11.300 të vdekur në rreth 29 mijë raste, kryesisht në vendet e Afrikës Perëndimore: Guinea, Liberia dhe Sierra Leone.

Organizata Mjekët pa Kufij, ka qenë në krye të luftës kundër Ebolës që prej fillimit të epidemisë. Në tre vendet më të goditura, punojnë ende 75 operatorë ndërkombëtarë të Mjekëve pa Kufij dhe rreth 1024 kombëtarë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: