Mbi pesë mijë persona janë evakuuar në zona të sigurta pas shpërthimit të vullkanit Ulawun në provincën Nju-Uest Birtain në Guinenë e Re Papua.

“Vullkani Ulawun, që bën pjesë në Arkipelagun Bismark ka filluar të nxjerrë llavë që nga orët e mëngjesit të djeshëm”, raportoi “Radio New Zealand”.

Shtresa e tymit është shpërndarë në një diametër prej disa kilometrash, ndërsa pesë mijë personat janë evakuuar nga zonat të cilat janë prekur nga hiri vullkanik.

Sipas Qendrës Studimore Gjeologjike të Guinesë së Re Papua, Ulawun konsiderohet si vullkani më i lartë dhe me rrezikun më të madh në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb