Nga: ZONJA KATERINA


800 gr mish viçi, 4 kokrra qepë, 4 lugë vaj ulliri, 2 gjethe dafine, 1 lugë piper të kuq, 1 domate në kubikë, Kripë, piper


Kaurdisim qepën duke shtuar një majë luge kripë. Shtojmë më pas mishin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Sapo mishi të fillojë të ndryshojë ngjyrë shtojmë domaten të prerë në kubikë, piperin e kuq dhe gjethen e dafinës. Vazhdojmë kaurdisjen dhe për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë ujë të ngrohtë në masë të mishit. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë mishin të ziejë avash avash. Këtë recetë mund ta servirim me oriz, patate ose dhe me kaçamak.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)


Etiketa: