TIRANE– Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme në kryeqytet, ku makina e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, u sulmua me gurë nga një person, policia ka dhënë deatajet e para.


Rreth orës 17:00 të së premtes, një i ri ka nisur të bërtasë “kriminel, hajdut” dhe fjalë të tjera fyese, në drejtim të deputetit socialist, i cili ndodhej pranë “Pallatit me Shigjeta”, i shoqëruar edhe nga disa persona të tjerë.


Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, dhe kanë arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasin Edison Osmenllari, 28 vjeç, banues në Tiranë.


“I dyshuari i sëmurë mendor, në gjendje depresive, në bulevardin “Bajram Curri” ka thyer me sende të forta xhamat e dy mjeteve (mjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin D. G., dhe mjetit tip “Tuareg” me drejtues shtetasin A. D.), dhe gjatë ndërhyrjes ka kundërshtuar punonjësin e rendit publik”, thueht në njoftimin e policisë.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në Spitalin Nr.5 për mjekim dhe mbahet nën mbikqyrje nga shërbimet e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb