Gurë të çmuar dhe metale të çmuara bien mbi rajonin më të ftohtë të Rusisë, ndërsa policia dhe shërbimet sekrete nisin kërkime emergjente.

The plane that lost the cargo

Aeroplani me dhjetë ton ari, platin dhe diamant humbi një pjesë të ngarkesës së tij pasi u nis nga aeroporti i Yakutskut sot. Sa më shumë ngrihej aeroplani aq më shumë ngarkesë binte.

lingota ari

Aeroplani Nimbus Airlines AN-12 pati probleme gjatë fluturimit; thesaret ranë nga avioni në të gjithë pistën. Aeroplani hodhi më pas disa shufra prej ari rreth 26 kilometra nga aeroporti, shkruan The Siberian Times.

Ekuipazhi vendosi të ulej në aeroportin e afërt të Maganit, rreth 26 kilometra në veri-perëndim të Yakutsk. Policia ka mbyllur pistën dhe një kërkim i madh është duke u zhvilluar.

Gold and platina fell out of cargo plane in Yakutia

Aeroplani ishte në rrugë drejt Krasnoyarsk dhe më tej drejt minierës Kupol (Dome). Ngarkesa u raportua të jetë në pronësi të kompanisë Chukota Mining dhe Geological; 75 për qind e kompanisë private është në zotërim të Canadian Kinross Gold.

Gold and platina fell out of cargo plane in Yakutia

Inxhinierët teknikë në aeroportin Yakutsk të cilët kanë përgatitur aeroplanin për ngritje janë ndaluar. Vlera e ngarkesës llogaritet në 21 miliardë rubla ose mbi 366 milionë dollarë. Yakutsk është kryeqyteti i Yakutia ose Republika Sasha, rajoni i prodhimit të diamantit në Rusi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb