Gurorja e cila u bë shkak për dhunimin barbar të dy kushërinjve në Krujë nga fisi Rraja, ndodhet rreth 100 metra larg nga banesa e të plagosurve, Jashar dhe Bilbil Maja.

Shpërthimet e minave prej kohësh kanë shqetësuar banorët e fshatit Borizanë, të cilët janë ankuar dhe kanë denoncuar administratorët e kësaj guroreje, pasi nga shpërthimet e minave janë shkaktuar plasaritje tek banesat.

Kjo video është bërë në afërsi të banesave të kushërinjve Maja, teksa shihet dhe dëgjohet një nga shpërthimet, gjatë punës në gurore.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb