TIRANE– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se ekonomia e vendit ka bërë një performancë pozitive gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Në një konferencë për mediat, Sejko tha se ekonomia e Shqipërisë është rritur në 6 muajt e parë të 2017.

Ai tha se rritja e ekonomike shënoi vlerën 3.34% në 3-mujorin e parë të vitit.

Sakaq, ai shtoi se konsolidimi fiskal ka shfaqur një intensitet më të ulët.

“Kredia në lekë u rrit me 9% në një vit. Nuk ka pasur rritje të normave të interesit në kreditim. Kushtet për të marrë kredi pritet të lehtësohen”, tha Guvernatori i BSH.

Sejko shtoi se norma bazë e interesit do të vijojë të jetë në 1.25 %.

“Të pandryshuara do të mbeten normat për kreditë dhe depozitat”, tha Guvernatori Sejko.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: