TIRANE- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, deklaroi të martën se Këshilli mbikëqyrës i BSH-së mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në masën 1.25%.

Gjatë një konferencë për shtyp, Sejko tha se, “zhvillimet e fundit tregojnë se ekonomia po ecën drejt trendit të rritjes pozitive. Ndërsa vihet re një përmirësim i bilancit të shkëmbimeve tregtare”.

“Kredia për sektorin privat shënon rritje me 2 për qind, ndërsa është rritur kërkesa për kredi konsumatore”, vuri në dukje kreu i sistemit bankar.

Sipas tij, inflacioni nga 2.4 për qind është ulur në 2 për qind dhe GDP-së në 6-mujorin e parë të vitit ka shënuar rritje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: