TIRANE– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantuar sot analizën e raportit për tremujorin e parë të vitit 2017.

Bazuar në rezultatet e deritanishme, Sejko tha se rritja ekonomike do të vijojë, dhe kjo do të krijojë kushtet e duhura edhe për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018.

“Rritja ekonomike do vazhdojë dhe afatmesëm e mjaftueshme për të vendosur ekonominë në ekuilibër dhe do jetë mjaftueshëm për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018. Nisur nga ecuria për inflacionin mesatar për 2017 ka pësuar një rishikim të lehtë për poshtë. Ekonomia duket se po i afrohet nivelit potencial, nisur edhe në rënien e normës së papunësisë.

Ky përmirësim do mundësojë rritje të pagave. Efekti negativ i kursit të këmbimit pritet të shuhet gradualisht. Ekonomia vazhdon të lëvizë në një trajektore rritëse. Inflacioni mesatat i tre mujorit të dytë ka shënuar rënie. Rritja e aktivitetit ekonomik ka qenë më e lartë se pritshmëritë tona. Konsumi dhe investimet private janë rritur si rrjedhojë e përmirësimit të besimit në ekonomi, rritjes së investimeve të huaja direkte. Politika fiskale ka prodhuar stimuj pozititiv”, tha Guvernatori Sejko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: