https://www.youtube.com/watch?v=zjkSkOF_KOI&feature=youtu.be
KORÇE – Kreu i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi sot se pas dekretit të Presidentit për Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë, tashmë i takon parlamentit të zbatojë kushtetutën dhe ligjin. Gjatë një vizitë në fshatin turistik të Voskopojës, Meta mohoi të ketë krisje të marrëdhënieve mes LSI-së dhe PD-së për emrin e guvernatorit duke thënë se mes dy forcave politike ka mirëkuptim.

 

“Presidenti ka kompetencat e tij, të cilat ja jep kushtetuta dhe ai ka vepruar sipas bindjeve të tij, në zbatim të kushtetutës. Njëkohësisht edhe parlamenti do të respektojë kushtetutën edhe ligjet në fuqi”, tha Meta.

 

Për kreun e Kuvendit ka një mirëkuptim të përgjegjshëm e mjaft pozitiv mes 2 partive të koalicionit të majtë, ndërkohë që shtoi se për zgjedhjen e Guvernatorit të BSH-së, do të vijohet me procedurat parlamentare deri në seancën e radhës plenare.

 

“Natyrisht që për të thënë fjalën e fundit do të duhet të vijojmë të gjitha procedurat parlamentare deri në seancën plenare. Më para e kam theksuar se një moment i rëndësishëm do të jetë vet prezantimi i kandidatit të dekretuar nga presidenti.

Absolutisht unë besoj se ka një mirëkuptim mjaft pozitiv dhe të përgjegjshëm mes PS-së dhe LSI-së”, deklaroi kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.

 

Përsa i përket Voskopojës Meta tha se investimet e kryera në këtë fshat i kanë dhënë turizmit në zonë një shtysë të madhe, duke u përputhur në sinkron të plotë me natyrën. Një natë më parë Meta kishte festuar së bashku me bashkëshorten Kryemadhi, ministrin Koka, emrin e deputetit të LSI-së Pirro Kapurani, me rastin e Shën Spiridhonit, si festë e ortodoksëve.

 

(m.k/New24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb