Të paktën 9 drejtues mjetesh janë gjobitur nga Policia Rrugore, pasi thyen rregullat e qarkullimit, duke ecur me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Mësohet se gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit, në përgjatë segmentit të Saukut u ndëshkuan 9 shoferë, të cilët ecnin me shpejtësi nga 70 km/h deri 90 km/h mbi normën e lejuar, ndërsa si masë ndëshkimi atyre iu janë hequr patentat.

“158 km/h- 174 km/h ✈në segmentin? Sauk-Teg.
Guxim? që vret jetên ?.
Policia Rrugore ? në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve vijon kontrollet me Radar në akset dhe segmentet rrugore ku shpesh abuzohet me shpejtësinë e në disa raste bëjnë edhe gara shpejtësie.
Pavarësisht kontrolleve të shtuara nga Policia Rrugore e kryeqytetit përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.
Gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm në segmentin rrugor Sauk-Teg u evidentuan 9 raste me shpejtësi nga 70 km/h deri 90 km/h mbi normën e lejuar (90 km/h norma e lejuar ), të cilëve ju tërhoq Leja e Drejtimit dhe do dalin në OASh.
?Shpejtësisë se të rrezikon jetën?
Respekto rregullat e qarkullimit për të shkuar i sigurt në destinacion?
??✍✍”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: