Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç analizoi fitoren 2-1 ndaj Erzenit.
“Erzenit i uroj suksese. Janë një ekip shumë i mirë. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për ne, ishim në moment delikat. E merituam fitoren. Bravo lojtarëve. Kemi katër lojtarë nga Kategoria e Parë dhe shumë të tjerë nga jashtë. Sot ishte një reagim më i mirë.
Kemi një listë për penalltitë. I pari është Lico dhe i dyti Nikaj. Kur e humbi penalltinë, thashë ta gjuajë Nikaj, por më tha që kishte besim dhe gaboi. Ishte gabimi im që e lashë të gjuante sërish.
Sot ishim shumë ofensivë. Kam besim shumë te Nikaj dhe Rashica. Kam dy sulmues të rinj.
Ndërrova sistem, sepse me Kukësin ishim 4-3-3, ndërsa sot 3-5-2. Sot ishim shumë të motivuar dhe e kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen nga ana psikologjike” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)