SHBA

Edhe pse janë të martuar prej tre muajsh Gwyneth Paltrow dhe bashkëshorti i saj, Brad Falchuk nuk jetojnë në një shtëpi. Këtë gjë e ka zbuluar vetë aktorja 46-vjeçare, e cila ka thënë se është një vendim që e ka marr së bashku me bashkëshortin e saj për të mos prishur qetësinë e fëmijëve të tyre adoleshentë.

Si Paltrow ashtu edhe Falchuk janë prindër, aktorja ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Chris Martin, Apple 14 vjeç dhe Moses 12 vjeç. Po ashtu edhe skenografi i njohur ka dy fëmijë Brody dhe Isabella, të lindur nga martesa e parë me Suzanne Bukinik.

“Nuk kam bërë ndonjëherë njerkën deri me sot dhe nuk kam në plan ta bëj. Kështu që po i bëjmë gjërat sipas mënyrës sonë. Kur ka në mes fëmijë adoleshentë duhet të jesh shumë i kujdesshëm sepse çështja është mjaft delikate” –ka thënë aktorja në intervistë ‘WSJ magazine’, e cila i ka dedikuar kopertinën e fundit 46-vjeçares. Çifti është njohur në vitin 2014 dhe u martuan vetëm pak muaj më parë në një ceremoni private.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb