Sulmuesi suedez Viktor Gyökeres është sulmuesi i momentit. Një rendiment i jashtëzakonshëm i sulmuesit të Sportingut të Lisbonës, në këtë fillim sezoni, pasi ai ka realizuar deri më tani 7 gola e ka dhuruar 3 assite me kampionët portugez, por formën e tij të mirë e ka shfaqur edhe me fanellën e kombëtares suedeze, teksa në dy ndeshjet e para për Nations League ka realizuar 3 gola, 1 ndaj Azernajxhanit si dhe dopietë, të djelën në mbrëmje ndaj Estonisë.
Numra impresionues për 26 vjeçarin nga Stokholmi, i cili këtë verë madje ishte edhe i kërkuar nga shumë klube të mëdha, kryesisht nga Premier league, por në fund ai për kënaqësinë edhe të teknikut Ruben Amorim vendosi të qendrojë në Lisbonë.