Norvegjezi Erling Haaland, mbetet padyshim pika kyçe tek City i Pep Guardiolës. Sulmuesi sapo mbylli një tjetër sezon fantastik si protagonist tek “The Citizens”. Por i pyetur nga gazetarët e TV2 lidhur me të ardhmen e tij në ishull, Haaland hezitoi të shprehej lidhur me mundësinë e rinovimit të kontratës. Ai theksoi se: “Kam zhvilluar dy sezone fantastike tek City dhe më mbeten edhe tre të tjerë. Kjo është gjithçka që mund t’Ju them. Mundësi për rinovim? Ju thashë gjithçka çfarë mund t’Ju them lidhur me këtë çështje”, e përfundoi deklaratën e tij gjigandi norvegjez.

Pas kësaj deklarate, me shumë gjasa drejtuesit e Manchester City-t do të vihen në lëvizje, për t’u ulur në bisedime me Haaland dhe sigurisht për gjetur gjuhën e përbashkët, mbi mundësinë e rinovimit të kontratës edhe për shumë sezone të tjera, sikundër bën me dije edhe prestigjozja Sunday Mirror.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: