TIRANE – Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Çiljeta Xhilaga ishte një nga të ftuarit e mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’. Ajo u vu përballë pyetjeve të sinqerta të vogëlushëve, ku njëri prej tyre e pyeti edhe për planet e saj për martesë.

“A do martohesh mi goc se mbete beqare”, tha ai, duke i bërë të gjithë të qeshin. Nuk më lejon djali. Sa herë ikën nga shtëpia më merr me video dhe më pyet me kë jam”, – ka thënë ajo.

Bashkë me këngëtaren, në Piter Pan ishte sonte edhe Fernando dhe në vend të fëmijëve, përfitoi nga rasti t’i bënte së ëmës një pyetje të menjëhershme. I ndihmuar nga Alketa për t’i drejtuar një pyetje së ëmës, Fernando, në fakt, e transformoi atë dhe e ktheu në kërkesë:

“Dua një vëlla…” – iu drejtua ai Çiljetës, e cila u habit nga kjo kërkesë live. Por e mori veten shpejt dhe pyetjes nëse do të ketë ndonjë vëlla ose motër për Fernandon, iu përgjigj: “Kismet. Duke parë e duke bërë, pse jo? Gjërat janë shkruar nga Zoti. Unë e kam një mrekulli, por nëse Zoti do më bekojë me mrekulli të tjera, pse jo?” – tha këngëtarja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: