TIRANE

Flor Mumajesi do të shkëputet nga muzika? Në kulmin e karrierës këngëtari i njohur i ka habitur të gjithë fansat e tij me njoftimin e fundit në Instastory.

Për herë të parë Flor Mumajesi ka folur për vendimin më të vështirë të jetës së tij, shkëputjen nga muzika. Pas çmimit të parë të “Kënga Magjike”, edicioni i 20-të, pas hiteve dhe bashkëpunimeve të fundit muzikore, të cilat kanë rezultuar absolutisht sukseset e tij të radhës, vjen vendimi për të hequr dorë nga muzika.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Vendimi më i vështirë i jetës sime, të shkëputem nga muzika… Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot…Nuk jam dorëzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vërtetë! Ju dua”, shkruan ai në disa postime n në Instastory-n e tij!

(er.cu/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb