Xhenaro Gatuzo nuk do të jetë zëvendësuesi i Aurelio Andreacolit, pankina e të cilit është në diskutim. Ish-trajneri i Milanit, nuk duket aspak i bindur nga projekti i Xhenoas dhe ka refuzuar idenë e Preciozit duke mbetur në pritje të ofertave të tjera nga Italia dhe nga jashtë. Për trajnerin aktual të Xhenoas, java e ardhshme mbetet vendimtare për të ardhmen e tij dhe përballë do të ketë Milanin.


Preciozi ndërkohë po vlerëson kandidatura të tjera dhe tre janë emrat më të nxehtë në tavolinën e tij. Bëhet fjalë për italianët Stefano Piolo dhe Devide Nikola, ndërsa basti më i madh mund të jetë Tiago Mota, që tashmë po drejton ekipin U-19 të Paris Sën Zhërmenit. Mota pat shkëlqyer dikur me fanelën kuqeblu përpara se të kalonte tek Interi.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: