Chelsea dhe Manchester Siti do të ndeshen mes tyre ditën e nesërme në kuadër të FA CUP. Trajneri i Sitit, katalanasi Pep Guardiola, ka folur në prag të sfidës dhe ka komentuar situatën e rivalit, por edhe të trajnerit Mauricio Sarri.

“Në vitin e parë, klubi nuk ka dyshuar kurrë tek unë dhe kurrë nuk më ka vënë në një pozicion të tillë që shtypi të kishte mundësi të spekulonte për një shkarkim timin. Për këtë arsye nuk arrin t’i kuptoj spekulimet që kanë rrethuar Mauricio Sarrin. Besoj se është një trajner i shkëlqyer dhe Çelsi luajti shumë mirë kundër nesh. Fituam 6-0 dhe kam qenë i luntur, por sinqerisht do të kisha dashur që rezultati të mos ishte kaq i rëndë”.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: