Në futboll ka edhe situate të tilla, pavarësisht se je në një nga top-klubet më të rëndësishëm të botës, sërish të mos ndihesh komod. Kjo është situata e Hames Rodrigezit, sulmuesit kolumbian të Bajern Mynihut, që prej sy sezonesh po dështon të gjejë ritmin e duhur në klubin bavarez, prej ku u huazua nga Reali i Madridit.

Rumenige
Rumenige

Është Karl Haiz Rumenige, administratori i deleguar i Bajernit të Mynihut, që duke folur për “Sport1” në Gjermani, ka shpjeguar motivin e mos pagimit të klauzolës së Hames Rodrigezit te Real Madridi. “Vendimin e ka marrë vetë Hamesi, që më kërkoni të mos e paguanim kartonin e tij,” rrëfen Rumenige. Reali dhe Bajerni kishin një akord huazimi me të drejtë blerjeje për bavarezët që shkonte në 42 milionë euro.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb