Kukësi vijon fushatën e afrimeve në ekip pas largimeve të shumta që pësoi pas finales së Kupës së Shqipërisë, kohë kur skaduan kontratat e disa prej elementëve kryesorë të ekipit. Kështu, një ditë pas nënshkrimit me Emmiljano Mustën, verilindorët kanë prezantuar një tjetër goditje.
Bëhet fjalë për Marko van Basten… Çemën! Sulmuesin shqiptar 21-vjeçar që gëzon emrin e bomberit të famshëm holandez. Çema ka qenë pjesë e Dinamos në Kategorinë e Parë sezonin e shkuar dhe ka firmosur një kontratë 2-vjeçare për skuadrën e drejtuar nga Ernest Gjoka.
(Balkanweb)