Politikani radikal serb Vosjllav Sheshel i njohur për deklaratat e tij të forta kundër pavarësisë së Kosovës ka folur për arrestimin e Ismail Morinës në Kroaci dhe vendimin e autoriteteve kroate për ta ekstraduar në Serbi, vendi që ka lëshuar edhe urdhër-arrestin pas ngritjes së dronit në ndeshjen që u luajt në Beograd me Shqipërinë më 14 tetor 2014.


Ndryshe nga sa mund të mendohej, Sheshel ka thënë se arrestimi i Ballistit është i panevojshëm dhe se nëse ekstradohet Serbia duhet ta mbajë 5 ditë e më pas ta përzërë në Shqipëri.


Sheshel morina


“Po prisja këtë vendim të çoroditur dhe të pavlerë. Çfarë do të bëjë Morina në Serbi, përveçse për të sjellë kaos në Kosovë dhe Preshevë? Në vend që të merremi me kriminelët shqiptarë që kanë trafikuar organe, merremi me dikë që suksesin e tij të vetëm e ka daljen në pah të gomarllëkut të policisë dhe sigurimit të stadiumit ku u zhvillua takimi.
Nëse ekstradohet, apeloj që gjykata t’i japë një dënim maksimumi prej pesë ditësh dhe duhet t’i ndalohet hyrja në Serbi për të paktën 10 vjet. Kështu ai duhet të shkojë menjëherë në Shqipëri”, tha kreu radikal në intervistën e sotme për “Informator”.

(m.k/BalkanWeb)